Dënohen Skënderbeu dhe Partizani
Trazirat e shkaktuara nga tifozët e Skënderbeut dhe Partizanit në ndeshjen e së premtes së kaluar, pasuan edhe me ndëshkime. Skuadra korçare do të zhvillojë 5 ndeshje pa tifozë në stadiumin e saj, ndërsa ajo kryeqytetase 4 takime pa mbështetësit.
Hedhja e gurëve sendeve të forta dhe zbritja në fushë sollën këto ndëshkime, pasi sollën edhe ndërprerjen e përkohshme të sfidës. Në atë ndeshje siguria garantohej nga roje private dhe policia hyri në ambientet e brendshme të stadiumit vetëm kur situata doli jashtë kontrollit.
Tv Klan