Dënohen “skifterët” binjakë në Itali
Pas shumë peripecive juridike, dy vëllezërit shqiptarë, autorë e të paktën 100 grabitjeve të banesave në Itali, u dënuan nga gjyakata e Cuneo-s.
“Binjakët Lupin” siç njihen në mediat e vendit fqinj, Edmond dhe Eduard Trushi u dënuan përkatësisht me 3 vjet e gjysmë dhe 2 vjet e gjysmë heqje lirie.
Edmond Trushi po vuan aktualisht dënimin për vepra të tjera penale, në burgun e Mantovas, ndërsa i vëllai, Eduardi, po mbahet në arrest shtëpiak.
Pas arrestimit të tyre, në Korrik të 2015, binjakët 31 – vjeçarë kishin mbyshur faqet e gazetave italiane, pasi rasti i tyre krijoji një ngërç juridik dhe vuri në vështirësi organet gjyqësore në Itali.
“Binjakët Lupin”, përveçse janë identikë në pamje, ata rezultojnë të jenë monozigotë, pra kanë të njëjtin kod gjenetik.
Në këtë mënyrë, dënimi i tyre për një seri vjedhjesh të konfirmuara nga analiza e ADN-së, nuk mund të jepej, pasi nuk dihej me saktësi se cili nga vëllezërit kishte kryer veprën penale.
Kësisoj, pak ditë më parë gjykata e Pordenone-s në Itali, bazuar në ligj, i la të lirë.
Edmond dhe Eduard Trushi ishin kthyer në tmerrin e veriut të Italisë, me më shumë se 100 grabitje nga Friuli në Lombardi, duke përfshirë Piemonten e Firencen. Dy shqiptarëve iu sekuestruan gjithashtu edhe 2 makina sportive, sende prej ari dhe 25 mijë euro “cash”.
Tv Klan