Dënohet gruaja shqiptare myslimane. Arsyeja…
Është dënuar me katër muaj burg, që janë konvertuar në 30 mijë e 600 euro, një grua shqiptare myslimane. Ngjarja ka ndodhur në Itali ku gruaja është paraqitur e mbuluar me ferexhe, në një mbledhje komunale për të rinjtë në provincën e Prodenones.
Prokurori i çështjes citoi artikullin pesë të kushtetutës italiane të miratuar në 22 maj 1975, ku ndër të tjera thuhet se “ndalohet mbajtja e çdo lloj mjeti në ambiente publike, të cilat bëjnë të pamundur identifikimin e një personi”.
Gjykatësi arsyetoi vendimin me faktin se gruaja ishte aq e mbuluar sa nuk mund të identifikohej, e ndërsa denoncimi ishte bërë nga kryebashkiaku i San Vitos. Ky është dënimi i parë i këtij lloji në Itali./ tvklan.al