Dënohet grupi që gjobiti biznesmenin e kafes, i kërkuan 15 mijë euro nën kërcënimin e armës
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 51 vjet burg 7 persona, anëtarë të një grupi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vendosen gjobë prej 15 mijë eurosh një biznesmeni kafeje, në “Rrugën e Kavajës.”
Gjykata ka shpallur fajtor Pajtim Serjanin, i njohur si mik i Emiljano Shullazit. Serjani u dënua me 7 vjet burg, sëbashku me Elvis Karolin, Arianit Lulin, Klevis Kardashin, Ditmar Reçin.
Ndërsa Genc Ferhati dhe Arben Hashihyseni janë dënuar me nga 8 vjet burg, për akuzat e gjobvënies dhe marrje të pasurisë përmes shtrëngimit.
Pajtim Serjani njihet në kryeqytet si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, ndërsa rreth 4 muaj më parë ai u plagos gjatë një atentati ndaj tij, ku u vra personi që e qëlloi, Artur Baze.
Tv Klan