Dënohet ish – Ministri Spiro Ksera


Dënohet ish – Ministri Spiro Ksera

14:35 15/09/2016

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg ish – Ministrin e Punës, Spiro Ksera i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai është dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj. Gjithashu, Kserës i është hequr e drejta për 5 vite për të ushtruar detyra publike.

Vartësi i ish – Ministrit, Artevis Mene është dënuar me 10 muaj burg. Ndërsa Elda Kozaj dhe Elisabeta Dodbiba janë dënuar me nga dy vite shërbim prove, me kushtin për të mos kryer vepra penale dhe të mos u shoqëruar me persona me precedentë penalë.

Avokati i ish – Ministrit e quajti vendimin si të padrejtë dhe sqaroi se do ta apelojë vendimin.

Spiro Ksera u arrestua në 29 Janar të këtij viti.

Prokuroria e Tiranës e akuzonte për vjedhjen e 30 milionë lekëve të reja nga buxheti i shtetit. Shuma ishte përfituar nëpërmjet tenderave fiktivë, në disa aktivitete të kryera për çështjen e komunitetit rom.

Tv Klan






Të ngjashme