Dënohet korrieri i Jurgen Mollës, Arben Prendi tentoi të trafikojë 15 kg heroine


Dënohet korrieri i Jurgen Mollës, Arben Prendi tentoi të trafikojë 15 kg heroine

15:54 11/07/2016

Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 14 vite burg Arben Prendin të akuzuarin si një nga korrieret e drogës të Jurgen Mollës, biznesmenit të arrestuar gjatë operacionit antidrogë “Ballkan”.

Prendi akuzohej për trafikimin e 15 kilogramëve heroine Qershorin e vitit të klauar. Vendimi për 44-vjecarin është dhënë në datën 7 Korrik  për akuzën e trafikimit të narkotikëve. Prokuroria pati kërkuar në konkluzionet e saj dënimin me 15 vite burg për transportuesin e drogës.

Prendi u prangos në 29 Qershor në pikën kufitare të Morinës, në Kukës. Në makinë e tij u gjet droga e ndarw nw 176 pako dhe 3000 mijë euro, e cila ishte pagesa e tij për transportin.

Prendi ka sqaruar para prokurorit se nuk e dinte çkishte në cantë, pasi ai e kishte marrw nga dikush me emrin Ergys, nga qytetit i Fierit. Por sipas prokurorisë ai është Orges Myftaraj, njeriu i besuar i Jurgen Mollës.

Prokuroria në dosjen e hetimit për operacionin Ballkan ka bërë të mundur përgjimit e bisedës mes Jurgen Mollës, Arben Prendi ditën e arrestimit të këtij të fundit.

Biznesmeni i thonë Arben Prendit që kur të kalojë kufirin ta marrë në telefon. Por pasi e ka marrë vesh që korrierri i tij është arrestuar, Jurgen Molla merr Orges Myftarajn në telefon dhe i tregon çfarë kishte ndodhur.

Pas këtij momenti të gjithë personat që kishin marrë pjesë në transportimin e drogës kishin fikur telefonat. Por grupi është riaktivizuar përsëri disa muaj më vonë duke përdorur numra të tjerë.

Tv Klan






Të ngjashme