Dënohet mashtruesi Kejdi Kote – (4 Korrik 2000)


Dënohet mashtruesi Kejdi Kote – (4 Korrik 2000)

20:42 04/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Pesë vjet burg për Kejdi Koten. Supermashtruesi Kote ka marrë sot dënimin, për një nga çështjet gjyqësore që i rëndojnë mbi shpinë. Vjedhje me mashtrim dhe falsifikim të akteve të gjendjes civile, ishin akuzat e prokurorit Ibrahim Lai, i cili kërkoi pesë vjet burg në bashkim të dy akuzave.

Po të njëjtën masë dënimi ka lënë sot edhe gjyqtari Dritan Broci, duke i dhënë fund dhe një prej proceseve ndaj të riut Kejdi Kote. Por ky i fundit do të duhet të dalë shumë shpejt para gjyqtarëve, kësaj radhe me akuzën e super grabitjes prej 250 milion të Bankës së Kursimeve.

Dosja ka përfunduar në prokurori dhe pritet t’i dorëzohet gjykatës së Tiranës. Kejdi Kote njihet tashmë në skedarët e policisë si supermashtruesi më gjeni që kanë hasur policët./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme