Dënohet me 2 ndeshje pezullim trajneri i Kamzës
Komisioni i Disiplinës në FSHF, dënoi me 2 ndeshje pezullim trajnerin e Kamzës, Ramadan Nderu, për protesta ndaj zyrtarëve të takimit kundër luftëtarit.
Disiplina dënoi edhe 2 lojtarë të Lushnjës.
Endri Magani dhe Gentian Çela u pezulluan gjithashtu për dy ndeshjet e ardhshme për sjellje jo sportive, ndërsa klubi i Lushnjës u paralajmërua se do të ndëshkohet në rast të përsëritjes së sjelljeve antisportive të tifozëve.
Tv Klan