Dënohet me 24 vite burg Blendo Alikaj
Gjykata e Vlorës ka dënuar më 24 vite burg Blendo Alikajn. 33- vjeçari akuzohet për plagosjen e tre personave ngjarje e ndodhur në Janarin e vitit 2017 në qytetin bregdetar në një lokal.
Alikaj u arrestua në Tiranë në Nëntor të vitit të kaluar në lokal pranë e Unazës së Re në Tiranë, zonë ku ai u fsheh për më shumë se 10 muaj. Mbi 33-vjeçarin rendonte akuza e vrasje së mbetur në tentativë.
Alikaj është i dyshuar nga Prokuroria edhe për dy ngjarje të tjera kriminale në Vlorë të ndodhura gjatë viteve 2016-2017.
Tv Klan