Dënohet me kusht kundërshtari i Putin
Lideri kryesor i opozitës në Rusi, Aleksei Navalni, u shpall fajtor nga gjykata ruse me 5 vjet liri me kusht, për veprën penale të përvetësimit të fondeve në një kompani druri. Dënimi i politikanit opozitar e ndalon atë të garojë në zgjedhjet te vitit të ardhshëm, kundër presidentit aktual, Vladimir Putin. Për analistë politikë, kjo masë shihet si një eliminim politik nga ana e Kremlinit.
Vetë Navalni i ka mohuar akuzat duke thënë se sidoqoftë do të garojë për president i Rusisë. Procesi gjyqësot ndaj krye-opozitarit, u cilësua si i paligjshëm nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Tv Klan