Dënohet pse luajti në kishë me “Pokemon Go”
Një 22-vjeçar është dënuar nga një gjykatë në Rusi për shkak të një videoje ku shfaqej duke luajtur lojën e njohur “Pokemon Go” brenda një kishe ortodokse.
22-vjecari Ruslan Sokolovski, përdorues i njohur i rrjeteve sociale, thotë në video se Jezusi i ngjan me një nga personazhet e Pokemon dhe se po e bënte videon pasi kishte parë në lajme që njerëzit mund të gjobiteshin apo arrestoheshin po të bënin këtë gjë.
Edhe në fakt Sokolovksi u arrestua dhe u nxor në gjykatë ku u dënua me 3 vjet e gjysmë me kusht për nxitje të urrejtjes fetare.
Pas vendimit te gjykatës, ai tha se ishte i kënaqur, nuk do të luajë më Pokemon. Në fakt ka dalë edhe nga moda, tha ai. Ndërsa avokati siguroi se klienti i tij nuk do ta apelonte vendimin e gjykatës./Tv Klan