Dënohet regjisori rus
Një regjisor i njohur rus është dënuar me 3 vjet shërbim prove pasi u shpall fajtor për përvetësim fondesh. Kirill Serebrennikov dhe dy persona të tjerë u dënuan pasi sipas gjykatës kanë marrë 1.5 milionë Paund nga fondet e shtetit për një projekt teatrit.
Vetë regjisori i ka konsideruar akuzat si qesharake. Mbështetësit e tij thanë se kjo çështje kërkon që të shtypë lirinë e shprehjen artistike.
Por qeveria ruse tha se verdikti duhet të shërbejë kundër korrupsionit në art. Serebrennikov njihet si kritik i censurimit të artit në Rusi. Përpara se të futej në sallën e gjyqit të premten ai u prit nga shumë mbështetës. /tvklan.al