Dënohet shqiptari i Cosa Nostra-s


Dënohet shqiptari i Cosa Nostra-s

22:45 26/10/2016

Gjykatësja Alessandra Giunta ka dënuar grupin prej 10 vetësh të Cosa Nostra-s, që vepronte në Caltanissetta.

Mes të dënuarve është dhe shqiptari Elis Deda, 34 vjeç.

Të gjithë të dënuarit janë shpallur fajtorë për grabitje, trafik droge si dhe për ngritjen e një rrjeti prostitucioni.

Për shqiptarin, gjykatësja Alessandra Giunta ka dhënë dënimin me 6 vite burg./tvklan.al






Të ngjashme