Denoncimi i PD: Ish- deputeti i PS dhe miku i Ramës, në mes të Tiranës po ndërton pa leje


Denoncimi i PD: Ish- deputeti i PS dhe miku i Ramës, në mes të Tiranës po ndërton pa leje

17:25 30/01/2020

Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku tha se çdo ndërtim pa leje do të shembet.

Pampuri i bëri thirrje Ramës që ndëshkimin ta nisë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, sipas të cilës, është duke ndërtuar një shtesë në katin e fundit të një pallati.

Ajo deklaroi se Rama punon me dy standarde, teksa tha se “në qendër të Tiranës po ndërtohet një shtesë në kat të fundit, nga miku i tij, ish-deputeti i PS”.

“Edi Rama le ta nisë ndëshkimin nga Sadri Abazi, le ta nisë ndëshkimin nga Tom Doshi, bnga Jurgis Çyrbja, le ta nisë ndëshkimin nga miqtë, ish-deputetët, deputetët e tij dhe nga oligarkët me të cilët ndan paratë nga mëngjesi në darkë. Ftoj Edi Ramën dhe zyrtarët e korruptuar të policisë bashkiake, të ALUIZNI-t, së bashku me shkatërruesin e Tiranës Erjon Veliaj, bashkë me Edi Ramën shkatërruesin e Tiranës si kryetar Bashkie i cili betonizoi Tiranën, ta nisin këtu ndëshkimin, nga kjo shtesë, e cila sot vijon punimet në mes të ditës. Edi Rama nise që këtu, jo nga hallexhinj, që nuk i mbështete kurrë”. /tvklan.al






Të ngjashme