Ndalohet administratori i denoncuar nga “STOP”,  dha certifikatë fiktive për punësim në Gjermani


Ndalohet administratori i denoncuar nga “STOP”,  dha certifikatë fiktive për punësim në Gjermani

16:08 05/09/2017

Policia e Tiranës ndaloi 34-vjeçarin Miratim Mezini, administratorin e Agjencisë Shqiptare të Punësimit që u shfaq në kamerën e fshehtë të emisionit “STOP” duke marrë 320 euro një qytetari për ta pajisur atë më certifikatë që shërben për aplikimin e punësimit në Gjermani.

Sipas policisë certifikata e lëshuar nuk është pasqyruar në regjistrat e amzës. Policia sekuestroi edhe 70 certifikata kursi profesional dhe 2 regjistra amze. Ditën e djeshme emisioni investigativ “Stop” që transmetohet në TV Klan, përmes një kamerë të fshehtë tregoi se si duke dhënë para nën dorë mund të pajisësh me një certifikatë pa kryer testimin teorik dhe praktik.

Por dy administratore te Agjencisë Shqiptare të Punësimit i kërkuan një qytetari të paguaje 320 euro për të marrë certifikatën në dorë, pa e kryer atë.

Pa certifikatën e kualifikimit për punët profesionale, punvsimi në Gjermani nuk është i mundur. Por siç denoncohet në kamerën e fshehtë të “STOP”, kualifikimi është tërësisht fiktiv, pasi certifikata merret lehtësisht duke paguar para nën dorë./Tv Klan






Të ngjashme