Denoncimi në “Stop”/ 150 mijë lekë për provim, pezullohet nga detyra pedagogia


Denoncimi në “Stop”/ 150 mijë lekë për provim, pezullohet nga detyra pedagogia

12:15 23/11/2016

Universiteti i Vlorës pezullon nga detyra pedagogen Dorina Mino, pas denoncimit nga emisioni “Stop”. Ajo akuzohet për korrupsion. 

Pedagogia e Shkencave, e cila jepte lëndën e Sistemeve Operative, pranë universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, i jepte provimet studentëve të saj kundrejt një pagese prej 15 mijë lekësh të reja për çdo të tillë.

Mino kishte “rekrutuar” edhe seksere, për të mbledhur paratë e provimeve. Gjithçka u zbulua një natë më parë, përmes një kamera të fshehtë të shfaqur në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan./TvKlan.al/






Të ngjashme