Denoncimi në “Stop”, arrestohet pronari i punishtes së pijeve alkoolike
Xhevat Kasemi pronari i një punishteje të pijeve alkoolike dhe energjike false u kap në Shkodër. Pas arratisjes prej disa muajsh Kasemi ndodhej në punishte kur policia e arrestoi. Skandali u denoncua nga emisioni “STOP” në Tv Klan në Shtator të vitit të kaluar. Në atë kohë u arrestuan tetë persona, midis tyre pesë punonjës të AKU-së.
Xhevat Kasemi ishte shpallur në kërkim në Shtator të 2017 me akuzën “për falsifikim të produkteve ushqimore”.
Policia e Shkodrës e ushtroi kontrollin pas zbulimit të denoncuar në datë 19.09.2017 nga emisioni investigative “Stop”, në Tv Klan. Gjatë kontrollit në fabrikën “Briland” policia sekuestroi sasi të mëdha pije alkoolike dhe materiale të tjera që shërbenin për falsifikimin.
/tvklan.al