Denoncimi në “STOP”/ Babai thyen ligjin, i biri vuan burgun


Denoncimi në “STOP”/ Babai thyen ligjin, i biri vuan burgun

20:39 13/07/2016

Çudirat në vendin tonë duket se nuk kanë të mbaruar!

Ju kujtohet telekomendia shqiptare dashuri me krisma, ku personazhi kryesor Cekja, në rolin e babait, del vullnetar për të shlyer vitet e burgut të të birit?

cekja

Emisioni investigativ “STOP” sjell një situatë të ngjashme me këtë telekomedi, por në këtë rast i biri duhet të shlyejë vitet e burgut të babait.

stop 3

Gëzim Xhepexhiu është dënuar në mënyrë të padrejtë për një ndërtim pa leje që ka bërë babai i tij, zoti Avni Xhepexhiu.

Për mikrofonin e stop, Gëzim Xhepexhiu pohoi se babai i tij kishte ndërtuar pa leje një hotel llixhash në fshatin Kërpicë të Gramshit,  por si i pandehur që ka thyer ligjin është marrë i biri, emigrant në Itali.

stop6

Ky i fundit thotë se babai i tij e ka pranuar përpara gjykatës se ndërtimin pa leje e ka bërë ai, por gjykata nuk është bindur duke parë  moshën e tij të thyer dhe ka vendosur që këtë dënim ta shlyejë i biri.

 

“Ndërtimin e ka bërë babai se unë jam emigrant në Itali dhe burgun e bëj unë”-

thotë Xhepexhiu.

Ai gjithashtu tha se në dosjen që ka Gjykata e Apelit, në asnjë vend dhe në asnjë dokument nuk figuron emri i tij, por ai i babait.

stop 4

Gëzim Xhepexhiu është i papërfshirë, thjeshtë po kryen dënimin pasi babai i tij është i moshuar.

stop 2

Gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, ndërsa pritet lëshimi i urdhër-arrestit për Gëzim Xhepexhiun.

 

“Jam i detyruar të pres urdhrin dhe t’më hapin dyert e burgut”

-thotë ai.

stop7

Ai i bën thirrje Presidentit, Ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm që ta rishikojnë edhe njëherë problemin e tij./tvklan.al





Të ngjashme