Denoncimi në “STOP”/Historia sfilitëse e Hasmuçës prej 4 vitesh pas aksidentit
Qytetari Ibrahim Hasmuça i është drejtuar emisionit investigativ “STOP”, për një problem që e mbart prej 4 vitesh.
Gjithçka nisi pas një aksidenti që Hasmuça bëri në vitin 2012 me motorin e tij, në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Pas këtij aksidenti ai qëndroi në gjendje kome për një javë. Pas shërimit ai kërkoi motorin e tij që ishte sekuestruar nga policia, por që këtu filloi odiseja e madhe e tij… Për mikrofonin e “STOP”, Hasmuça tha se për katër vite ai është sorollatur nga policia e Peqinit. Kjo e fundit që nuk pranonte t’I kthente motorin pretendonte se nuk kishte asnjë shkresë nga Prokuroria. Në të kundërt prokurori Arbër Berexha deklaroi se e kishte dërguar letrën në polici. Ibrahim Hasmuça:“ Nga aksidenti që më ndodhi këtu para 4 vitesh unë nuk mbaj mend asgjë. Kam qenë në gjendje kome.”
Sa kohë keni qenë në gjendje kome? Ibrahim Hasmuça:“Një javë. Emisionit “STOP” i’u drejtova sepse nuk po gjeja asnjë rrugëzgjidhje. Motori u sekuestrua dhe u çua në Peqin.Pas një viti më erdhën letrat nga Prokuroria të kthehen sendet. I çoj aty por më thonë: Nuk kthehet motori sepse nuk gjejmë letrat tona. U detyrova shkova tek prokurori, më tha: Letrat zotëri i ke në Peqin. U ktheva në Peqin prap, e pamundur thonë. Ju them çfarë po thoni, po talleni me mua? Zotëri më tha ik te prokurori. Shkova prap te prokurori, lart e poshtë rruga, shpenzime. Kisha blerë një motor të ri akull në dyqan.”
Përgjigjia nga komisariati i Policisë Peqin Polici:Data 19.09.2012 djal…!
Polici:8 B 52
Qytetari:Po Tr 52.
Qytetari:Aksident shumë e qartë…
Polici:Tani të sigurohemi që është këtu motori, se është këtu i regjistruar.
Polici:Tani duhet të bisedoj edhe me shefin sepse ai thotë duhet letër zyrtare të ma sjellë mua prokurori.
Shefi i Policisë Peqin: “Po mirë Arbëri e ka vendosur këtë…! Vendim thotë: Dërgohet vendimi i pushimit, shumë bukur, në kohën e Ervin Gogajt.”
Shefi i Policisë Peqin:
“Arbërit thoji mua nuk ma japin motorin pa një urdhër ekzekutimi thuaj…”
Qytetari:“Ta shohim motorin a ja vlen a s’ja vlen?”
Shefi i Policisë Peqin:
“Ajde hyr një sekondë ajde hyr gjeje motorin, ajde këtu…”
Biseda me prokurorin e çështjes: Qytetari:“Në policinë e Peqinit thonë na ka ardhur hyrja e motorit në 2012, por nuk na ka ardhur letra nga prokurori. Tani si ka mundësi që nëse nuk i ka vajtur letra kur e ka marrë zotëria? Të kujtohet si çështje? Aksident në Peqin?”
Prokurori i çështjes: Po Qytetari: Kthim objekt sendi? Prokurori i çështjes:Po
Qytetari:Ata i kërkojnë një konfirmim të kësaj.
Qytetari:Kthim objekt sendi?
Prokurori i çështjes: Ja kam dërguar…! Qytetari:Ja ke dërguar?
Prokurori i çështjes:Po
Por u desh ndërhyrja e “STOP” që pas 4 vitesh t’i zgjidhet halli Ibrahim Hasmuçës. Pas interesimit të gazetarit i cili iu drejtua komisariatit të policisë Peqin, Shefi i Komisariatit i premtoi Hasmuçës së brenda 4 ditëve do t’i kthehet motori. Pas 4 ditësh Ibrahim Hasmuça mundi ta marrë motorin e tij./tvklan.al