Denoncimi në “STOP”/ I prekuri me HIV/AIDS: Më mungon medikamenti jetësor


Denoncimi në “STOP”/ I prekuri me HIV/AIDS: Më mungon medikamenti jetësor

20:42 04/05/2016

Emisioni investigativ “STOP” në puntatën e sotme trajton rastin e një të riu i cili vuan nga sëmundja e HIV/AIDS-it. Përveç fatit tragjik me të cilin ky i ri duhet të përballet , ai ka një tjetër luftë, atë të mungesës së ilaçeve. Pikërisht për të denoncuar mungesën e medikamenteve që për të janë jetike, ai i është drejtuar me anë të një denoncimi emisionit “STOP”.

Gazetari:

Zotëri pse i jeni drejtuar emisionit “STOP”, cili është problemi juaj?

I sëmuri:

“Unë jam i prekur me HIV, prej më shumë se dy muajsh më mungojnë disa medikamente që luftojnë hiv-in. Një nga ato për momentin është kjo:

stop 1

është ky këtu që mungon prej dy muajsh që i merrnim këto të dyja.”

stop 2

I sëmuri:

“Tani i marrim vetëm këto të dyja në mungesë që i pijmë 4 kokrra.”

Gazetari:

Ku qëndron problemi këtu?

I sëmuri:

“Këto nëse i merr pa këtë, nuk kanë efekt.”

stop 4

Gazetari:

Kjo prej 2 muajsh mungon në QSUT?

I sëmuri:

“Po. Dhe nëse nuk mungon njëra ose të tjerat nuk kanë bashkëveprim në organizëm.”

Gazetari:

I jeni drejtuar Ministrisë?

I sëmuri:

“Po, i jemi drejtuar përmes shoqatës tonë, por deri tani nuk ka reaguar.”

Gazetari:

Kur keni mësuar që jeni prekur me HIV?

I sëmuri:

“Që prej vitit 2013, por ka pasur probleme gjithmonë me mungesat, por jo në këtë formë.”

Gazetari:

Mungesa e këtij ilaçi, sa i rëndësishëm është në vazhdimin e kurës?

I sëmuri:

“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm, këtë nëse nuk e marrim brenda 15 ditëve ne e humbasim veprimin e këtij ilaçi.”

Gazetari:

Ndërkohë ky ilaç ka dy muaj që mungon?

I sëmuri:

“Dy muaj, dhe ne kemi shumë problem për këtë.”

Stafi i “STOP”, pas kësaj interviste i ka drejtuar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me problemin e mungesës së medikamenteve, ku në përgjigjen e saj është konfirmuar mungesa e ilaçit, por sipas saj pacientët  që vuajnë nga HIV/AIDS po mjekohen me barna të tjera alternative të listës...

[caption id="attachment_187386" align="alignnone" width="929"]stop 5 minis Përgjigjia e Ministrisë së Shëndetësisë[/caption]

 

E duke qëndruar tek e njëjta problematikë sa i përket sistemit shëndetësor në Shqipëri, “STOP” sjell një tjetër rast ku “viktimë” e kësaj gjendje katastrofale janë sërish pacientët.

 

Stafi i emisionit ka udhëtuar drejt qendres shëndetësore të fshatit Domen, në Shkodër. 700 banorë të kësaj zone i drejtohen kësaj qendre për problemet e tyre shëndetësore. Por pamjet që shikoni nuk i ngjajnë një ambienti ku trajtohen të sëmurët.

stop 9

Në një intervistë për gazetaren e emisionit, infermieri i kësaj qendre shëndetësore u shpreh se kjo qendër më parë ka qenë banesë dhe më pas është kthyer në një ambient për të sëmurët.

stop 7

Gjendja e saj sipas tij ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u përkeqësuar. 700 banorë të fshatit i drejtohen kësaj qendre shëndetësore ku përveç kushteve skandaloze apo mungesës së ujit, përveç shiut që është i pranishëm për shkak të çatisë së prishur ata duhet të përballen me një mungesë të theksuar ilaçesh.

stop 11

Por nuk mbaron këtu problematika, për të sëmurët nuk është vënë në dispozicion asnjë ambulancë, kështu që ata edhe këtë problem janë të detyruar ta zgjidhin vetë, të shkojnë më këmbë ose me makina private për t’u mjekuar.

Dy infermierët e kësaj qendre shprehen se për shkak të kushteve të vështira që ofron kjo qendër, ata janë të detyruar më shumë të shkojnë nëpër shtëpitë e pacientëve për të dhënë ndihmën mjekësore.

stop 8

Ata gjithashtu u shprehën se Ministri i Shëndetësisë Beqaj ishte në dijeni të kësaj qendre shëndetësore dhe madje kishte premtuar se do të bëhej diçka, por ky siç duket ka qenë thjeshtë premtim.../tvklan.al





Të ngjashme