Denoncimi në “STOP”/ Ja sa kushton heshtja për një dosje në Tatime!
Emisioni investigativ “STOP” në këtë puntatë sjell një tjetër rast korrupsioni . Këtë herë bëhet fjalë për një rast abuziv të ndodhur në instancat më të larta shtetërore, pikërisht në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë. Ky institucion është pikërisht instanca që duhet të luftojë korrupsionin, por kamera e fshehtë e transmetuar në “STOP” vërteton të kundërtën. Ky institucion ka për qëllim kontrollin e bizneseve të ndryshme që i shmangen detyrimeve doganore dhe tatimeve. Por, çfarë ndodh realisht në këtë institucion "antikorrupsioni..." ?!
Rasti në fjalë ka të bëjë me një biznes i cili konstaton shkelje të ligjit, vepër penale që dënohet deri në 15 vite burg në bazë të ligjit shqiptar, por nga pamjet e transmetuara kuptohet qartë që heshtja për një dosje ka një çmim... Oficer i Policisë Gjyqësore:Kë më thuaj emrin e subjektit?
Qytetari:xxxxx
OPGJ:Ka njëri një xxxxx?
OPGJ:E ka Landa.
OPGJ:Ulu sa të vijë ajo.
OPGJ: Shoqe ka ardhur një përfaqësues i subjektit xxxx.
OPGj:Tani ashtu s’mund t’i them unë por po i them të presë në zyrë.
OPGj:Mirë.
OPGJ:Për 10 minuta do të vijë.
Qytetari:Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
OPGJ:Nga Drejtoria e Rriskut bëhet fjalë.
Qytetari:Çfarë do të thotë ajo?
OPGJ:Domethënë janë subjekte që importojnë dhe gjithmonë shfaqin tepricë kreditore.
OPGJ:Kanë ndaluar deklarimin.
OPGJ:Kanë konsumuar veprën penale të evazionit fiskal, të nenit 180 varet nga vlera pastaj.
OPGJ:Nuk është situatë e lehtë deri sa është bërë. Është një grup i madh subjektesh që janë të përfshira te kjo, se ai ka shit.
Qytetari:Me një fjalë është vepër penale kjo?
OPGJ: Po si e shet gjithë mallin dhe nuk paguan asnjë taksë n
ë shtet, çfarë është ? Qytetari:Në raste të tilla çfarë vendos Prokuroria?
OPGJ:Janë tre paragrafë.
OPGJ:
Paragrafi i parë- të lehtat dënohet me gjomë mos gaboj, deri në 3 vite burg. Paragrafi i dytë është diçka më e rëndë dhe i treti me vlerat .... se nuk i kam parasysh si vlera tani, është akoma më i rëndë , deri në 15 vite burg.
Qytetari:Ka ndonjë mënyrë që mund të mbyllet brenda institucionit ose?
OPGJ:Kam frikë se jo. Kam frikë se mund të ngelet thjeshtë çështje administrative.
Landa OPGJ:E hapim dot diskun ne këtu një çikë?
Landa OPGJ:Niptin ja kanë dhënë dikujt tjetër, ke parasysh, ka bërë importe.
OPGJ:Tani problematikën shpjegoja me fjalë të thjeshta, se kështu si po ja sqaron...
Landa OPGJ:Çuni do të më lesh një numër telefoni ti? Do të marr dhe do të them sapo të grumbulloj dokumentacionin.
Landa OPGJ:Në rregull?
Qytetari: Po.
Qytetari:Unë këtu nuk kam asnjë lloji problemi?
Landa OPGJ:Të shoh dosjen, të shoh dokumentacionin dhe pastaj...
Landa OPGJ:Se nuk jam e qartë se ka dy muaj ky muhabet, kanë shkuar e kanë parë fotografi e të gjitha. Do të marr një ditë tjetër e do të them hajde, në rregull?
Landa OPGJ:Rri i qetë. Po të ketë gjë të them, çuni shife.
Më vonë... Landa OPGJ:Unë i verifikova letrat
Landa OPGJ:E gjejmë dot xxxx t’i marr një deklarim?
Qytetari:Nuk është problem kur të duash ti.
Landa OPGJ:Një deklarim se si me këtë tepricë kreditore si ka operuar me niptin sepse këto subjekte ...Ky ka pak mospërputhje, rreth 1 milion e katërqind lekë të vjetra TVSH, që ka deklaruar më pak se sa i kanë ardhur në doganë.
Landa OPGJ:Këtu është ushtruar kontroll, është gjetur i mbyllur,
Landa OPGJ:E morëm në telefon thotë, pohon se në këtë adresë është shtruar aktivitet po për arsye shëndetësore e ka të mbyllur me 03/03.
Landa OPGJ:Detyrime ka 1.4 milionë, urdhëro.
Landa OPGJ:Tepricën kreditore e ka 3.7, e di ti që e ka 37 milionë lekë të vjetra të mbetura.
Landa OPGJ:Dëgjo tani. Nga importet, ky ka bërë importin e fundit në 8/2013 dhe nuk e ka deklaruar 25 000 lekë të reja TVSH.
Landa OPGJ:Ka një mospërputhje prej 131 000 lekësh.Duhet të kishte kaq, ka deklaruar kaq, ka 1 300 000.
Landa OPGJ:Pretendojnë xxx thotë xxx 2013 subjekti i ri që është hap ushtro aktivitet 38 m katror, kujdes!
Landa OPGJ:Ja fatura që ka.
Landa OPGJ:Thotë nuk ka bllok faturash ka të instaluar kasën fiskale.
Landa OPGJ: Se unë po shoh se ai po bën si me të vjetrën. Ai ka vënë niptin punojnë të tjerët.
Landa OPGJ:Duket llogjika se me 38 metër katror dhe ishte SHPK kësaj radhe nuk ishte biznes i vogël. Dhe ai thotë se është shkuar dhe kontrolluar dhe nuk i është gjetur bllok faturash. Hap sistemin unë shoh që bën importe.
Landa OPGJ: S’ka për ta fal njeri më, u arrestuan 7 vetë e dëgjove? Inspektorë tatimorë.
Landa OPGJ: Sa të paguajë lekë atje me dal.
Landa OPGJ:Po hyre atje do lekë.
Landa OPGJ:Mua më ka ardhur dhe firma xxx për ndjekje.
Landa OPGJ:Që edhe unë, këto janë tre subjekte për ndjekje penale, tre.
Landa OPGJ:Një do ta çoj.
Landa OPGJ:Shkova lart te drejtori kontroll dhe i thashë: Është planifikuar SXXX TAAA? Jo, tha.
Landa OPGJ:Unë do bëj tentativë dhe nuk e lëviz fare, do ta marr përgjigjen që ka, s’do bëj veprime.
Landa OPGJ:Kujt i ka le në zemër me më lën kaq. Kush nuk më ka lën gjë më ka pak mirnjohje.
Qytetari:Afërsisht si shkojnë gjërat?
Landa OPGJ:Shhhh nuk bëj shifra këtu.
Landa OPGJ:Dosjen e kam unë.
Landa OPGJ:Po ashtu mendoje edhe ti.
Landa OPGJ:Hajde për mua je i lirë.
Qytetari:Të enjten është e sigurtë që mbyllet?
Landa OPGJ:Unë do ta ndjek si çështje mo tani, tani çfarë të të them unë?
Landa OPGJ:Mendoje vetë...
Qytetari:E kuptova. Hajt shihemi!
Landa OPGJ:Hajt shihemi!
Takimi i tretë, qytetari shkon për të bërë pagesën. Paguan 50 mijë lekë të vjetra dhe 150 euro. Qytetari:Ku e pi kafen ti?
Landa OPGJ:E pijmë atje?
Qytetari:A ekziston mundësia që shefit të hetimit me iu tek të thotë: “ Çfarë u bë me këtë dosjen?”
Landa OPGJ:Nuk ka, por nëse ka të them unë. Dakord?
Landa OPGJ:Deri tani nuk ka lëviz.
Landa OPGJ:Ça do të thuash tani ti? Do të thuash që është shefi?
Landa OPGJ:Ne na e bëjnë pa problem fare.
Landa OPGJ:Në qoftë se të thotë hajde për kafe. Dakord?
Landa OPGJ:Do me e taku, si do?
Landa OPGJ:Do me e taku, për çfarë? Për çfarë respekti?
Qytetari:Vetëm për këtë çështje...
Landa OPGJ:Sa do me dhënë, më thuaj?
Landa OPGJ:Tani të ikim lart ta takojmë?
Landa OPGJ:Sa ti jap shefit unë?
Qytetari:Ke edhe 150 euro dhe 500 mijë lekë aty.
Landa OPGJ:Pse sa t’i jap unë shefit tani?
Qytetari:Ti e di. Në qoftë se do të vij edhe unë lart, apo s’ka nevojë?
Landa OPGJ:Do të prezantohesh? Hajde.
Landa OPGJ:T’ia them atij unë këtë?
Landa OPGJ:Ku është shefi? Nga shkoi?
Landa OPGJ- Flet në telefon:E mbylli, mos është te drejtori?
Landa OPGJ:Ka ardhur drejtori?
Landa OPGJ:Të marr unë në telefon?
Qytetari:500 mijë lekë.
Landa OPGJ:Po pra. 150 po ia jap atij në rregull?
Landa OPGJ:Mirupafshim. Gjithë të mirat. Numrin e ke.
Qytetari më pas drejtohet për të bërë një bisedë me shefin, Ledion Kolgjoka, i cili pohon edhe raste të tjera korrupsioni . Ndërsa për rastin e biznesit në fjalë për të heshtur lidhur me dosjen ka një zgjidhje... Landa OPGJ: Shefi ky është nipi nuk është vetë personi.
Shefi:Nipi s’ka lidhje zonja Landa, nipi merret me AWSDERT, është një mga menaxherët më të fuqishëm.
Shefi:Landa “a ka peshk në Bubq?”
Landa OPGJ:Jo, mish ka atje, patjetër, në Bubq s’ka peshk.
Shefi:Na ka ftuar një i prokurorisë.
Landa OPGJ:Ndoshta mos ka ndonjë...
Shefi: "Po mish, o mish..."
Landa OPGJ:Prokurorisë së Tiranës apo Durrësit?
Shefi:Tiranës.
Shefi:Ti më dukesh shumë çun i mirë.
Shefi:Ju keni 2-3 vite, daja jot me...kështu që nuk është se është e lehtë.
Shefi:Lista, dëgjo një çikë, lista e subjekteve në bashkëpunim me doganat, administratorët e hetimit që ndiqen.
Shefi:Firma që ke ti, që ka daja, ka ardhur për hetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me doganat.
Qytetari:Mosrakordim i doganave me faturën e shitjeve?
Shefi:Po. Mosrakordimi i këtyre. Ja ku e ke xxxxx.
Shefi:Aktualisht e kanë në ndjekje...
Qytetari:E di e di se ma ka shpjeguar Landa, shumat...
Shefi:Tani të të shpjegoj diçka...
Shefi:XXX që e ka ai tjetri e kemi çuar në Prokurori.
Shefi:XXX është skemë mashtrimi, po t’i them kot ë nga hetimi që kemi bërë. Në këtë listë është edhe daja jot. Është skemë mashtrimi.
Shefi:Të paktën dënimi është nga 4 deri në 10 vjet burg.
Shefi:Këtë punë kemi ne.
Shefi:Jo se po t’i them ty këto, merri referimet dhe shihi!
Shefi:XXX, në hetim, edhe kjo skemë mashtrimi ka dalë.
Shefi:XXXTrans me probleme. UXX me probleme, LXXX me probleme.
Shefi:Të gjitha këto që kanë sjellë ata janë me probleme.
Shefi:Kështu që unë nuk e kam të lehtë të shoh këtë dajën tënd me syrin pozitiv.
Shefi:
Vetëm kupto këtë gjë, asgjë më tepër.
Qytetari:E kuptoj shumë qartë që ndoshta ...
Shefi:E kupton apo jo?
Shefi:Nuk e kam të lehtë të të heq nga kjo lista këtu dhe të them: “Jo mo vlla, ky qenka në rregull.”
Shefi:Më fal në 20 vetë këtu te Dogana Tatime që ta sollëm ty për hetim, a mos na di gjë për budallenj?
Shefi:
A e kupton çfarë po të them?
Shefi:Meqenëse ti ke ardhur dhe qenke çun i mirë, qenke çun trendy, do ta shohim, se Landa më ka folur shumë pozitivisht.
Shefi:Ka dy tre ditë që më thotë dhe unë i thashë që do e shohim, sepse unë që të të heq nga kjo..
Shefi:Mua mi kanë sjellë këto për ekzekutim.
Shefi:Dhe e di çfarë do të thotë për ekzekutim?
Shefi:Mbarojmë veprimet proceduriale dhe pastaj e çojmë në Prokurori.
Shefi:Do të thuash ti: Unë mund ta zgjidh në Prokurori dhe në Gjykatë , e zgjidh e zgjidh ...po të gjithë e dimë se si funksionon Gjykata dhe Prokuroria sot dhe çfarë flitet atje.
Shefi:Gjithësesi sensi është pozitiv, meqenëse ti ke ardhur deri këtu..
Landa OPGJ:Ti e ke numrin tim, thuaj Landa ne po vijmë...
Shefi:Tani ça të them unë?
Shefi:Hajde kur të duash, zyra është e hapur.
Shefi:Sensi është pozitiv, nuk kemi qëllim që të godasim.
Shefi:Po me 3 nipte, daja na ka lujt një çikë në dogana, fatura etj etj...
Qytetari:Unë e pashë edhe diferencën.
Shefi:Nuk ka lidhje diferenca, jo.
Shefi:Kanë lidhje gjëra të tjera që përbëjnë direkt vepër penale. Kanë të gjithë në tatime.
Shefi:Askush s’ka që s’është debitor, që s’paguan lekët në shtet.
Shefi:Gjithësesi zyra është e hapur. Hajde.
/tvklan.al