Denoncimi në “STOP”/ Ministria e Arsimit reagon për skandalin e provimit të anglishtes


Denoncimi në “STOP”/ Ministria e Arsimit reagon për skandalin e provimit të anglishtes

21:12 11/05/2016

Një natë më parë emisioni “STOP” denoncoi rastin korruptiv që ndodhte me kurset e gjuhëve të huaja, diplomat e të cilave njiheshin për efekt masteri apo doktorature. Testet në këto qendra zhvilloheshin kundrejt pagesave në euro të vendosura nga drejtuesit e kësaj qendre, të cilët jepnin edhe listën e çmimeve në varësi nga niveli i dëshmisë. Çmimet varionin nga 200 në 400 euro. Ky rast korruptiv u pasqyrua përmes kameras së fshehtë në emision.

stop ok

Në puntatën e sotme, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Arsimit lidhur me këtë rast.

Përmes një shkrese drejtuar emisionit “STOP”, ministria është shprehur se provimi i anglishtes në këto qendra nuk njihet, duke sensibilizuar edhe studentët me këtë rast. Sipas këtij institucioni, ky provim njihet në shtet ose në STA (Testing Solution & Assistance)./tvklan.al





Të ngjashme