Denoncimi tek Berisha: Po fshihet vdekja e një të burgosuri


Denoncimi tek Berisha: Po fshihet vdekja e një të burgosuri

12:03 29/10/2017

Ish – Kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të diel një mesazh të dërguar tek ai nga qytetari dixhital. Në të denoncohet vdekja e një të dënuari në burgun e Fierit.

Në mesazhin e tij, denoncuesi thotë se ngjarja ka ndodhur të shtunën, por autoritetet e kanë mbajtur atë të fshehur.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të ish – Kryeministrit Sali Berisha:

Narko-qeveria fsheh vdekjen e te burgosurit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Prsh nga SR. I nderuar z Berisha,

Ju vemë në dijeni se dje në burgun e Fierit ka vdekur një i burgosur dhe autoritetet po e mbajnë të fshehtë. Ka vdekur pasi prej shumë kohësh drejtori i burgut s’i lejonte që familjarët t’i fusnin ilaçet, dhe arsyeja është mos pagimi haraçit. Familjarët në kushte të vështira ekonomike mezi i blinin ilaçet dhe s’kishin mundësi të paguanin haraçin te drejtori. Ku janë mediat, ku janë gazetarët? I ka kapur i gjati ju ka vënë këmbët në një këpucë. Ju lutem bëjeni problem, kemi besim te ju. Ju lutem anonim”./tvklan.al






Të ngjashme