Denoncohet nga banorët, kapet i riu me lëndë plasëse


Denoncohet nga banorët, kapet i riu me lëndë plasëse

10:16 08/06/2016

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1 në Tiranë, kanë arrestuar pronarin e një lokali, Enea Leoncini, pas një denoncimi të bërë në polici nëpërmjet Komisariatit Dixhital.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij të fundit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një rrotull mbështjellëse fitil zjarrpërcjellës

– 100 copë kapsolla ndezëse

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”./tvklan.al

 






Të ngjashme