Dorëzohen vetë në policinë e Elbasanit 3 vajzat e denoncuara të humbura


Dorëzohen vetë në policinë e Elbasanit 3 vajzat e denoncuara të humbura

15:43 27/08/2016

Pogradec –Tri vajza të mitura që u denoncuan të humbura në një fshat të Pogradecit janë vetëdorëzuar në policinë e Elbasanit.

Vajzat nga fshati Selcë e poshtme i Pogradecit ishin larguar nga banesa rreth orëve të para të mëngjesit.

Policia e Elbasanit i’u ka vënë në dispozicion menjëherë psikologe dhe një oficere të policisë gjyqësore.

Më herët, Bashkim Çollaku, 45 vjeç, ka deklaruar se dy vajzat e tij, shtetaset Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku , 14 vjeç, sëbashku me fqinjën e tyre, shtetasen me inicialet A.B 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Tv Klan






Të ngjashme