Denoncohet tenderi i hekurudhave (09 Nëntor 1998)
Pas disa shkrimeve të fundit në shtyp të cilat hedhin hijen e dyshimit ndaj drejtuesve të hekurudhave shqiptare për një tender mbi marrjen e disa vagonave të trenave nga Austria, sot Drejtori i Hekurudhave Leonard Gunasi dhe stafit të tij, sqaruan para gazetarëve pozicionin e tyre. Sipas Gunasit, në dokumentin e marrëveshjes së Ministrisë Shqiptare të Transportit dhe homologës së saj austriake, i cili paraqitet në një gazetë të përditshme, janë bërë një seri falsifikimesh. Ndërkohë, për tenderin e zhvilluar për vagonat, i cili është rikthyer për shqyrtim nga Agjensia e Prokurorimit Publik, ata deklaruan duke cituar bazën përkatëse ligjore,se gjithçka është bërë sipas rregullave. Në lidhje me këtë problem, u prononcua dhe zëvëndëskryemininstri Ilir Meta duke e quajtur detyrë parësore dhe të tijën luftën antikorrupsion, tha se falsifikimi i shkrimeve përbën një korrupsion. Sipas tij këto sponsorizohen nga qarqe që duan rrëzimin e qeverisë së re.
Pamje Drejtori i Hekurudhave Leonard Gunasi konferencë. Ilir Meta, Ingrid Shuli./tvklan.al