Depozitat e ujit industrial në Elbasan, rrezik për banorët – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dy depozita të mëdha të ujit industrial, që dikur furnizonin Kombinatin Metalurgjik, ende sot e kësaj dite janë funksionale, mirëpo uji që në të vërtetë nuk është i pastër kimikisht qëndron për një kohë të gjatë në këto depozita, duke vënë në dyshim përdorimin e tij.
Uji i depozitave të Metalurgjikut përdoret si në dimër ashtu edhe në verë, për qëllime të ndryshme nga banorët e zonës përreth. Dekantimi për një kohë të gjatë i ujërave të lumit Shkumbin, sidomos gjatë stinës së verës në dy depozitat e mëdha mbetet i rrezikshëm për përdorim. Organet kompetente nuk merren me dezinfektimin e ujit, sepse destinacioni i tij është Metalurgjiku.
Depozitat super të mëdha u ngritën në vitin 1972. Të paktën gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, askush nuk është marrë me ato. Ndërkohë dy rezervuarët e mëdhenj të ujit industrial, mund të përshtaten për grumbullimin e ujit të pijshëm. Problematika e të cilit, fillon sapo afron stina e ngrohtë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori