Depozitat e ujit në pallate, çmimi i ujit – (26 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Çdo hyrje pallati apo shtëpi private ka nga një pompë uji. Bolierat dhe fuqitë që kanë zëvendësuar antenat e televizorëve janë zgjidhje tipike e shqiptarëve për të shuar etjen e për t’u larë. Pra në ujin e nxjerrim vetë dhe pavarësisht nga kjo i kemi paguar shtetit 60 lekë në muaj për frymë.
Ndërmarrja e ujësjellësit e çiftëzuar dhe me kanalizimet ka shumëzuar me 2.5 tarifën. Këtë vendim e ka marrë si të ishte në mall të babait pa përmirësuar asnjë shërbim. Kështu qytetari nga 60 lekë paguan 150 lekë ujë për frymë. Kësaj i shtohen dhe 45 lekë ujëra të zeza për person dhe 30 lekë shërbim.
Pas shumfishimit të tarifave përsëri as në katet e para nuk arrin pika e ujit. Qytetarët ankohen se nuk kanë ujë gjatë gjithë ditës. Ndërkohë që ujëmbledhësi i Bovillës e derdh ujin se nuk ka rrjet në vetëm paguajmë që të ketë jetë të gjatë çifti ujësjellës-kanalizime./tvklan.al