Depresion më i përhapur në Europë
Vetëm një në 10 pacientë merr trajtimin e duhur kundër ankthit dhe depresionit. Ky është konkluzioni në të cilin kanë arritur shkencëtarët pas një studimi ndërkombëtar që ka përfshirë 21 vende. Në bazë të studimit, rezulton se ankthi dhe depresioni janë sëmundje të jetës modern, të vendeve më të përparuara. Rezulton se 5.3% e popullsive afrikane vuajnë nga këto shqetësime, kundrejt 10.4% evropianeve.
Gjithashtu është vërejtur se ankthi, i cili përfshin disa aspekte, nisin të shfaqen shumë shpejt, rreth moshës 5-10 vjeç, ndërsa simptomat e panikut dhe të shqetësimeve post traumatice nga stresi shfaqen rreth moshës 24-50 vjeç.
Arsyet e moskurimit kryesisht janë se as personat që vuajnë dhe as sistemi sanitar nuk e shikojnë si të nevojshme përfshirjen kurative. Edhe në vendet e industrializuara dhe me mënyrë të lartë të jetesës vetëm 1/3 merr trajtim, me përjashtim të SHBA ku indeksi i ndihmës është shumë i lartë.
Burimi: Klan Plus