Depresioni shkakton aritmi
Depresioni mund të rrisë rrezikun e prekjes nga aritmia. Një studim mbi 758 mijë persona, më i madhi i kryer deri më sot, është fokusuar pikërisht mbi lidhjen e depresionit dhe aritmisë.
Rezultatet e këtij kërkimi nga Universiteti Danimarkës Aarhus, janë publikuar në gazetën zyrtare evropiane mbi kardilogjinë me rastin e javës botërore të aritmisë.
Ekspertët janë fokusuar tek pacientët me depresion duke i vëzhguar një muaj para trajtimit me antidepresivë, një muaj pas dhe deri në një vit pas përdorimit të terapive ndaj shqetësimeve psikologjike. Dhe ka rezultuar se kur një pacient nuk trajtonte depresionin kishte 7 herë më tepër mundësi për t’u prekur nga aritmia në krahasim me bashkëmoshtarët e shëndetshëm, dhe me nisjen e medikamenteve kjo mundësi ulej ndjeshëm.
Klan Plus