Deputetët Çuko e Qefalia kërkojnë seancë dëgjimore me Llallën


Deputetët Çuko e Qefalia kërkojnë seancë dëgjimore me Llallën

15:14 28/09/2016

Dy deputetë socialistë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë kanë shprehur shqetësim për sigurinë e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla pas lajmit se ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë për shkak të detyrës.

Për këtë arsye, Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko i janë drejtuar Kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ku duke iu referuar rregullores së Kuvendit, i kërkojnë që vetë Llalla, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të thirren në një seancë dëgjimore për t'u informuar më shumë mbi këtë ngjarje.

Qefalia dhe Çuko shkruajnë që kjo përbën një ngjarje të rëndë që cënon sigurinë kombetare dhe minon besimin e qytetarëve.

Mbi kërkesën e dy deputëteve, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka bërë shënimin që ajo të trajtohet sipas rregullores së Kuvendit.

shenimi-brahos

Por nenet e cituara nga deputetët dhe Kryetari Braho parashikojnë që seanca dëgjimore thirret nga 6 deputetë, ose 1/3 e Komisionit me 18 anëtarë, gjë që mund të çojë në mosplotësimin e kërkesës së tyre.

Tv Klan





Të ngjashme