Deputetët dhurojnë gjak – (14 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Deputetët shqiptar dhurojnë gjak për viktimat e luftës në Kosovë. Në një qendër të improvizuar për dhurimin e gjakut, para godinës së parlamentit shqiptar deputetët kanë dhuruar gjak në përkrahje të inisiativës disa ditë më parë nga vetë presidenti Mejdani.
Vetëm dy ministra të kabinetit Majko, ministri i Shëndetësisë Solis dhe ai i Buqësisë Xhuveli kanë dhuruar gjak. Ndër shtatë deputetët që kanë dhënë gjak janë dhe dy ish-ministrat e qeverisë Nano, Arben Malaj dhe Gaqo Apostoli.
Ndërkohë në sallën e parlamentit deputëtët kanë miratuar disa projektligje ndër të cilat është ai i emërimit të Maqo Lakrorit në krye të ministrisë së re të Integrimit Euroatlantik./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame