Deputetët e PD-së shkojnë te pista në Ishëm
“Deputetët kanë zbritur në pistë pas denoncimit në parlament.”
Për të ardhur deri këtu duhet të kalosh në një rrugë të pashtruar, ndoshta e hapur për të kaluar bagëtitë dhe që mund të përshkohet vetëm me fuoristradë. Sipas opozitës është e qartë që kjo është një pistë e ndërtuar për t’u ulur avionet e drogës, pasi është zgjedhur një zonë larg syve të njerëzve, në një luginë pranë lumit të Ishmit.
E ironizuar nga kryeministri se opozita kapet pas gjethes së hashashit, nënkryetari i PD Edi Paloka thotë se është qeveria e kapur nga kartelët e drogës.
Pas zbulimit të disa pistave apo improvizimit të terreneve për ulje avionësh të vegjël si ky, opozita ka bindjen se situata është më e rëndë sa i përket sigurisë kombëtare.
Tv Klan