Deputetët e PS për Nanon – (29 Prill 1999)


Deputetët e PS për Nanon – (29 Prill 1999)

16:46 29/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

40 deputetë të Partisë Socialiste kanë paralajmeruar largimin nga Parlamenti nëse nuk votohet rikthimi i Nanos në krye të partisë. Kryeministri Majko ka udhëzuar sekretarët socialistë të zbresin në bazë. Ky veprim ka shkaktuar polemika të shumta duke u konsideruar si propagandë në prag të Kongresit.

Dritero Agolli:- “Firma mund të mbledhesh sa të duash. Pastaj në këto kur ka situata ndihmash nga bota të gjithë hedhin firmat për të përfituar nga ndihmat”.

Gazetari:- Nëqoftëse këto 40 deputetë tërhiqen nga grupi parlamentar çdo ndodhë më tej?

Dritero Agolli:- “Hiç asgjë s’ndodh, edhe ata nuk mund të tërhiqen dot se mbeten si peshkupa ujë”.

Gramoz Ruçi:- “Kryetari i Partisë Socialiste nuk kthehet me firma deputetësh. Ajo është një kërkesë, grupi parlamentar i mazhorancës socialiste është pjesë e strukturave të Partisë Socialiste. Është një kërkesë e cila do ta diskutojnë strukturat e Partisë Socialiste të cilat e kanë kopetencë statutore”.

Spartak Poçi:- “Ne po kërkojmë të vijë Berisha në Parlament, jo të ikim vetë nga Parlamenti. Qoftë edhe për një arsye të tillë që mua s’më duket aspak e motivuar, por besoj që do të jetë ndonjë lapsus, ose do të jetë ndonjë njoftim i gabuar”.

Gazetari:- Rikthimi i Nanos do ta ndihmonte Partinë Socialiste?

Spartak Poçi:- Nano është në parti. Unë mendoj që ai i dha provat e veta tashti ka mbetur që partia ta zgjidhi në forma të ndryshme këtë çështje sipas normave të statutit”.

Gazetari:- Do respektohet firma e 40 deputetëve për rikthimin e Nanos?

Spartak Poçi:- Nuk vendosin firmat e deputetëve qofshin dhe të 100 deputetëve që ka Partia Socialiste sepse këtë e vendos Kongresi i Partisë, pra duhet firma e 300 ose 400 delegatëve që do ketë Kongresi i Partisë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme