Deputetët shqiptarë marrin pushimet (2 Gusht 2000)
Deputetët kanë lënë ligje dhe projektligje dhe kanë nxituar për të marrë pushimet verore dhe paratë e fundit për këtë sezon parlamentar. Kamera jonë ka depërtuar në arkën e financës së kuvendit, aty ku sot të zgjedhurit nga populli morën rrogat, por a u mjaftojnë deputetëve këto para për të kaluar pushime të këndshme? Deputetët shprehen se janë të kënaqur dhe të privilegjuar me këtë pagë. Deputetët do të rikthehen në shtator në dyert e Parlamentit ku pritet të acarohet situata për shkak të zgjedhjeve lokale./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame