Deputeti i Lezhës Ramadan Hasani reagon pas akuzave të Berishës – (29 Janar 2001)


Deputeti i Lezhës Ramadan Hasani reagon pas akuzave të Berishës – (29 Janar 2001)

13:30 29/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Deputeti i Lezhës Ramadan Hasani, ka reaguar pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, sipas të cilave, ai ka inskenuar së bashku me Ilir Metën, dhunën në konferencën e PD të Lezhës.

Ramadan Hasani:- “Më duket një skenar i përgatitur që para tre ditëve, ku përsëri gazeta “RD”, flitej që unë së bashku me një deputet tjetër jemi të interesuar për të zgjedhur kryetarin e PD të Lezhës, gjë që s’ka asgjë të vërtetë. Përveç informacioneve që mund të jenë dhënë nga ata njerëz që kanë dyshuar të konkurrojnë atje dhe kanë pas frikë të konkurrojnë me kandidaturat përkatëse të tyre, luftën e pandershme që zhvillojnë mes tyre, duke e lidhur këtë me deputetët socialistë. Unë distancohem ndaj çdo veprimi të tillë, nuk është në moralin tim”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme