Deputeti i LSI kundër reformës në drejtësi


Deputeti i LSI kundër reformës në drejtësi

16:20 26/06/2016

Kundër reformës në drejtësi është shprehur edhe një deputet i mazhorancës. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu është kundër monitorimit nga ndërkombëtaret të procesit të “Vetingut”.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian.

Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!” shprehet Spahiu në rrjetin social Twitter.

Burime nga Lëvizja Socialiste për Integrim thanë se ky është një qëndrim personal i tij dhe se po shihet mundësia e marrjes se masave ndaj deputetit. /TV KLAN

 






Të ngjashme