Deputeti i LSI preket nga dekriminalizimi, Vasili: Të barabartë para ligjit


Deputeti i LSI preket nga dekriminalizimi, Vasili: Të barabartë para ligjit

17:14 20/12/2016

Pavarësisht se një deputet i saj preket nga ligji i dekriminalizimit, Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se mbështet zbatimin e plotë të ligjit.

Disa orë pasi Prokuroria e Përgjigthshme njoftoi se Shkëlqim Selami preket nga dekiminalizimi, reagoi dhe kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas tij dekriminalizimi është një standard i panegociueshëm i LSI-së dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë.

“Mbështetje të plotë për zbatimin e ligjit për dekriminalizimit. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Dekriminalizimi është një standard i pa negociueshëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim”, ka thënë Vasili.

Sipas tij ky ligj është garancia për suksesin e reformës në drejtësi dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Dekriminalizimi i plotë është garanci për reformën në drejtësi. Zbatimi i këtij ligji është premisa bazë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, – tha kryetari i grupit parlamentar të LSI-së./ tvklan.al






Të ngjashme