Deputeti shqiptar me maskë të personalizuar në Parlament


Deputeti shqiptar me maskë të personalizuar në Parlament

11:20 16/04/2020

Parlamenti u mblodh sot në kushte të pazakonta për të votuar ndryshimet në Kodin Penal për pandemitë.

Ligjvënësit u pozicionuan në distancën e përcaktuar nga njëri-tjetri, të pajisur me maska e doreza, duke respektuar kështu rregullat e përcaktuara nga qeveria dhe administrata e Kuvendit.

Sikundër kemi vënë re shpeshherë deputetet apo ministret femra që ndjekin tendencat e modës me paraqitjet e tyre në Parlament, sot kamera fokusoi edhe një nga deputetët e rinj të opozitës. Është fjala për Halit Valterin, i dalë nga listat e Partisë Demokratike.

Ai është kujdesur që të mbajë maskë të personalizuar. Sikurse duket në foto, gërmat H.V. simbolizojnë inicialet e emrit të tij, Halit Valteri. Jo vetëm kaq, por deputeti është kujdesur për të kombinuar maskën dhe me dorezat. /tvklan.al






Të ngjashme