Deputeti socialist pritet të drejtojë seancën e parë parlamentare
Të shtunën zhvillohet seanca e parë parlamentare për këtë sesion të ri pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Seanca e parë pritet të drejtohet nga deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare.
Sipas rregullit, parlamenti në ditën e parë të punës duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër, që në këtë rast është ish-Kryeministri Sali Berisha.
ABC News shkruan se Berisha ka refuzuar ta drejtojë seancën e parë, po kështu edhe deputeti tjetër demokrat Tritan Shehu.
Kështu, radha i ka mbetur deputetit të PS Besnik Bare si më i vjetri në moshë, pas Berishës e Shehut për të drejtuar seancën e parë të Parlamentit.
/tvklan.al