Derbi i Milanos luhet të dielën
Derbi i Milanos është gjithmonë një festë e futbollit italian pavarësisht situatës së rivalëve të përjetshëm.
Inter do të ketë një trajner të ri në stol në takimi e së dielës. Stefano Pioli do të debutojë në një sfidë ku fitues merr lavdinë deri në përballjen e radhës. Frank De Boer nuk dha rezultatin që kërkohej nga drejtuesit dhe Inter tani është në vendin e nëntë.
Milan është ringritur me Vincenzo Montella dhe është 5 pikë larg Juventus kryesues, në zonën Champions. Si pritës Milan do të ketë të drejtën e më shumë tifozëve në “San Siro” një shtysë tjetër për të arritur sukses.
Inter duhet të bëjë kthesën, pasi nuk fiton një ndeshje jashtë prej 2 muajsh, madje nuk ka marrë asnjë pikë gjatë kësaj kohe. Ky do të jetë derbi i 217 i Madoninës, ku zikaltërit janë në avantazh me fitoret./ TV KLAN