Derbi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë
Roma kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në sekondat e fundit dhe tani e pret Lazio, që eliminoi Inter.
Vendimtar kapiteni Totti, më i miri në fushë sipas mediave vendase. 40-vjeçari luajti si titullar në takimin me Cesena, i fituar me rezultatin 2 – 1 me penalltinë e kthyer në gol nga legjenda e Roma, që nuk dorëzohet kurrë.
“Tani na presin dy derbi, por ne nuk mendojmë për këtë gjë, por të shohim drejt finales”,
tha Totti.
Faza gjysmëfinale e Kupës së Italisë kthehet më interesante me Lazio që do të jetë pritës në takimin e parë më 1 Mars. Në këtë pikë të aktivitetit luhet me sistem vajtje-ardhje, me atë të kthimit më 5 Prill.
Në gjysmëfinalen tjetër rivalizojnë Juventus me Napoli.
Tv Klan