Derbi U17 fitohet nga Tirana
Bardheblutë triumfojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë
Dy ditë para derbit të kryeqytetit, bardheblutë festuan me skuadrën e 17-vjeçarëve fitoren e Kupës së Shqipërisë. Tirana ia doli të mundë Partizanin me rezultatin 4 – 0 në takimin e luajtur të mërkurën në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Trajneri Migen Memelli shikon te skuadra e tij lojtarët e ardhshëm për ekipin e parë.
“Kryesore tek akademia është të përgatisë lojtarë për ekipin e parë, ndërsa kupa është një gëzim i lojtarëve që duhet t’i përgëzoj”.
Tirana zotëroi sfidën duke realizuar golat me Meçulin dhe Birçajn. Skuadra e Migen Memellit kryeson e renditjen në kampionatin 17-vjeçarëve.
Tv Klan