Dërgohen në karantinën e Durrësit personat e parë


Dërgohen në karantinën e Durrësit personat e parë

12:59 09/03/2020

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ka njoftuar gjatë një deklaratë për mediat se janë nisur drejt karantinës së Durrësit personat e parë.

Bino bën me dije se personat të cilët kanë pasur kontakte me dy të infektuarit, babë e bir, do të qëndrojnë në karantinën e Durrësit, por nuk ka dhënë shifra duke pohuar se do të ketë njoftime në vijim.

Ajo ka theksuar se personat që janë në karantinë, nuk janë të sëmurë por mbahen për sigurinë e tyre dhe komunitetit.

Karantina është e gatshme me personelin e vet, natyrisht personat po  transportohen drejt karantinës së Durrësit, sipas rastit dhe nevojës….  I kemi numrat por aktualisht jemi në proces, janë edhe 24 persona të tjerë që po u merren mostrat dhe çdo gjë po bëhet brenda 24 orëve të para”. /tvklan.al






Të ngjashme