Dermatologët: Kujdes nga pishinat


Dermatologët: Kujdes nga pishinat

16:22 24/07/2019

“Mbi 15 raste në ditë nga infeksionet në lëkure”

Kujdes nga pishinat. Sipas dermatologëve, mbi 15 raste në ditë u drejtohen bluzave të bardha për shkak të infeksioneve në lëkurë.

Bluzat e Bardha thonë se shkak i rritjes së numrit të pacientëve me infeksione në lëkurë mbetet mbipopullimi i pishinave.

Dermatologët rekomandojnë një higjienë sa më të pastër dhe larjen e trupit në dush pas hyrjes në pishinë. Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka paralajmëruar 6 subjekte që operojnë si pishina për shkak të mungesës së dokumentacioneve dhe analizave të ujit dhe personelit.

Tv Klan






Të ngjashme