Desailly vendos objektivat për Francën
Franca nuk duhet të gabojë në turneun që zhvillon në shtëpi. Tifozët vendas do t’i japin mbështetjen që kërkon, për të festuar një tjetër trofe. Një mendim dha edhe kampioni i Botës dhe Europës me Francën, Marcel Desailly. Ai po pret me padurim të shikojë taktikën që do të përdorë Didier Deschamps në këtë sfidë të vështirë.
Desailly kërkon fitore me ngulm me dy kundërshtarët e parë, ndryshe gjithçka merr fund. “Nëse nuk e mund Rumaninë me grupin e lojtarëve që ke në dispozicion, çdo gjë ka mbaruar. Nëse nuk e mund Shqipërinë në ndeshjen e dytë, është e njëjta gjë dhe më mirë shko në shtëpi” – tha ish-futbollisti i Francës.
Në takimet miqësore të mëparshme përfaqësuesja franceze nuk arriti të fitonte me kuqezinjtë, madje humbi në Elbasan. Presioni mbi vendasit është shumë më i madh, duke ia bërë punën më të vështirë. Përballja e Shqipërisë me Francën do jetë në 15 Qershor në Marsejë.
Tv Klan