Deschamps do trofeun edhe si trajner
Didier Deschamps është në ndjekje të trofeut të parë të rëndësishëm si trajner. Iu afrua në vitin 2004 në finalen e Champions League kur drejtonte Monaco, e humbur me rezultatin 3 – 0 me Porto.
Deschamps tashmë ka një tjetër shans, finalen e Europianit ndaj përfaqësueses së Portugalisë që do të luhet të dielën në Paris.Një sukses i ëndërruar që më parë e ka arritur si lojtar, madje duke qenë kapiten i Francës në vitin 2000. Kjo arritje do të ishte e veçantë edhe pse do të bëhet i dyti në historinë e këtij turneu që e fiton njëkohësisht si trajner dhe lojtar.
I vetmi deri më tani është gjermani Berti Vogts. Ai u shpall kampion i kontinentit si lojtar në 1972 dhe si trajner në 1996. Didier Deschamps është shumë pranë këtij synimi tepër të lakmuar. Përballë tij do të jetë një trajner me eksperiencë si Fernando Santos, i cili suksesin më të madh e shënoi me Greqinë, të cilën e çoi në çerekfinalet e europianit të kaluar dhe 1/8-at e finaleve të Botërorit të Brazilit ku humbi përballë Kosta Rikës.
Tv Klan