Deschamps vlerëson Shqipërinë


Deschamps vlerëson Shqipërinë

15:23 30/05/2016

Didier Deschamps mendon se nuk ishte thjeshtë çështje fati rezultatet, që Shqipëria arriti në miqësoret me skuadrën e tij. Trajneri Francës dha mendimin e tij në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Deschamps vlerësoi të gjithë kundërshtarët e grupit të Euro 2016.

Didier Deschamps, trajner i Francës:  “

Grupi është shumë homogjen dhe analistët e vendosin Francën si favorite, duke qenë vend organizator, por kemi respekt të jashtëzakonshëm për kundërshtarët tanë. Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për t’i zgjidhur problemet që kishim gjatë ndeshjeve kualifikuese kundër ekipit të Shqipërisë. E kemi studiuar mirë mënyrën e lojës, kështu që i dimë karakteristikat e tyre, forcën dhe në raste kur ka dobësinë e tyre

”.

Didier Deschamps vlerësoi punën e kolegut të tij Gianni De Biasi, ndërsa nuk bëri parashikime për fituesin e aktivitetit që do të mbahet pikërisht në Francë nga 10 qershor deri më 10 korrik. /TV KLAN

 






Të ngjashme