Dëshira e Jennifer Lopez për vitin që vjen


Dëshira e Jennifer Lopez për vitin që vjen

14:59 05/12/2019

Jennifer Lopez në një intervistë të dhënë së fundmi për “People” ka treguar disa nga planet e saj për të ardhmen dhe se do dëshironte të zgjeronte familjen e saj.

Kujtojmë se Lopez nga martesa e saj me Marc Anthony, ka dy binjakë, Max dhe Emme. Ajo është e lidhur me Alex Rodriguez dhe duket se shumë shpejt ata edhe do të martohen.

Unë do të doja të bëhesha sërish nënë. Nuk e di nëse është në planin e Zotit, por do e provoja”.

Rodriguez nga ana tjetër është baba i dy fëmijëve Natasha, 15 vjeç dhe Ella, 11 vjeç nga martesa e mëparshme me Cynthia Scurtis.

Kjo nuk është hera e parë, që Jennifer shpreh dëshirën për t’u bërë sërish nënë sepse edhe në të intervistat e mëparshme, ajo ka treguar se fëmijët e saj do donin një motër ose vëlla.

Ne me të vërtetë formojmë një familje të bukur dhe mendoj se fëmijët tanë do gëzoheshin. Unë sinqerisht besoj se Zoti na bashkoi me Alex, se jemi kaq të ngjashëm”./tvklan






Të ngjashme