Dëshmia e Shkëlzen Berishës, mbyllet me debate Komisioni hetimor për CEZ
Komisioni Hetimor për ÇEZ zhvilloi mbledhjen e radhës me pyetjen e dëshmitarëve. Në seancën e sotme dëgjimore ishte thirrur për të dëshmuar djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Një debat mes Ballës dhe Berishës ka bërë që mbledhja të mos mbahet. Kryetari i Komisionit Taulant Balla është shprehur se dëshmitari ka frikë të bëjë betimin dhe duhet të largohet, por do të thirret përsëri.
Shkëlzen Berisha ka deklaruar se para se të bëjë betimin, Taulant Balla duhet të japë dorëheqjen si Kryetar i Komisionit, për shkak se është në konflikt interesi, pasi është dënuar nga Gjykata për shpifje në dëm të tij.
Debati i plotë
Balla:
Betohuni, se do thoni të vërtetën dhe tregoni gjeneralitet
.
Berisha:
Çfarë do gjeneralitetet?
Balla:
Po
.
Berisha:
Gjeneralitetet i ke tek vendimi i gjykatës kur ti je dënuar për shpifje. Betimi nuk bëhet para një të dënuari për shpifje. Ke konflikt të hapur interesi
.
Balla:
Dëshmitari të largohet. Dëshmitari ka frikë të bëjë betimin largohet, por do të thirret përsëri. Ju kujtoj nëse nuk behët betimi t’i duhet t largohesh. Unë jam këtu për të zbardhur një prej privatizimeve më të rëndësishme të vendit tim, nga i cili më rezulton ë jene vjedhur shumë para. Nëse ti nuk pranon të bësh betimin, dëshmia jote nuk ka vlerë
.
Manja:
Zoti kryetari i Komisionit e kërkova për procedure fjalën për ti treguar dëshmitarit se ky është një komisioni hetimi parlamentar dhe nuk është këtu për të gjykuar asnjë prej anëtarëve të komisionit se janë zgjedhur me votën e shqiptarëve. Nëse ke ardhur për të respektuar rregulloren ke detyrime përpara se të kesh të drejtën me fol. Bëj betimin, ose në të kundërt një dëshmi pa betime është nul
.
Ristani:
Neve nuk e kemi thirrur zotërinë (Shkëlzen Berishën). Ajo pjesë e komisionit duhet të marri të gjitha masat që dëshmia të merret. Ne nuk na intereson, për ta dëgjuar. Unë nuk kam kërkuar asnjë dëshmi. Zotëria ka një problem me kryetarin e Komisionit, ka një vendim gjykate që ju ka dënuar për shpifje. Ne nuk na interesojnë problemet personale tuaja
.
Berisha dhe Balla në deklaratë për mediat
Menjëherë pas përfundimit të seancës Shkëlzen Berisha në një deklaratë për mediat, u shpreh se, nuk ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën është thirrur për të dëshmuar.
Më thoni nga të gjithë këta deputetë që ka parlamenti ky komision duhet të drejtohet nga një njeri që është në konflikt të hapur interesi dhe është dënuar për shpifje. Për këtë arsye unë nuk pranoj të bëj një betim përballë një njeriu të dënuar për shpifje, por ai nuk deshi sepse nuk është i interesuar për të vërtetën. Është i interesuar për skenarin polik.
Unë kam bërë disa deklarata publike që ezaurojnë përtej çdo dyshimi faktin se unë nuk as ma zotin Kalaja dhe Ismailaj nuk kam asnjë lidhje as me aktivitet e tyre dhe as me punën e komisionit.
Gjithashtu dhe Kryetari i Komisionit, Taulant Balla është shprehur në një deklarate për mediat:
Sot kishte një seancë dëgjimore me tre dëshmitarë, dy prej të cilëve janë shndërruar në dëshmitarë kyç të një pjese të hetimit që po kryhet. Po hetojmë një transaksion bankar që është kryer katër javë pas firmosjes së privatizimit, e cila është bërë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha.
Transaksioni është bërë në 16 qershor, nga një bankë me qendër në Çeki në një bankë të nivelit të dytë shqiptare. Personi që hetojmë nga provat që kemi administruar është Nue Kalaj. Ai është një person që ka pasur lidhje të forta me autoritetet shqiptare, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, në e-mail përmendet dhe emri i Shkëlzen Berishës për takime me të. Këto janë prova të administruara
.
/tvklan.al
https://youtu.be/bS3yC03rpAs